Shahpaska: Todorov të jep dorëheqje!

Në seancën e sotme parlamentare, LSDM ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Reagimi i tyre vjen pas rastit të sotëm, ku u plagos një mjek në Kirurgjinë Abdominale në Shkup nga një qytetar i pakënaqur.

“Ministri duhet të jep dorëheqje. Foshnje kanë humbur jetën, sot është gjuajtur një mjek. Gruevski dhe Todorov nuk mund t’i mbrojnë pacientët, nuk po ndërtojnë siguri. Gjendja është rezultat i politikave të dështuara të Todorovit dhe Gruevskit. Kërkojmë dorëheqjen e Todorovit, menjëherë”, Kërkoi deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpaska, raporton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button