Hapet zyrtarisht qendra e publikimeve shqip dhe maqedonisht e AA-së

Sot me anë të një ceremonie të veçantë në Shkup është hapur Qendra e publikimeve të gjuhës shqipe dhe maqedonase. Në këtë ceremoni morën zëvendëskryeministri  i Turqisë, Yalçın Akdoğan, kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtori  i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Turqisë (TRT), Şenol Göka, zyrtarë nga vendi dhe jashtë, personalitete nga fusha të ndryshme, gazetarë, etj.

Akdoğan theksoi në fjalën e tij në këtë ceremoni se AA është agjencia që është formuar para se të formohet Republika e Turqisë, si dhe ka dhënë kontribut të veçantë në betejën kombëtare. Ai njoftoi se AA përfaqësohet nga 45 zyra jashtë shtetit, 35 përfaqësi dhe në mbi 80 shtete prej të cilëve publikohen lajme.

“Hapja e zyrave të AA-së dhe TRT-së në Shkup është edhe një urë tjetër e formuar mes miqësisë të të dy shteteve dhe këto nuk do të jenë vetëm zëri i Turqisë në Maqedoni, por do jemi edhe zëri i Maqedonisë nëpër tërë botën. Këto institucione asnjëherë nuk do të jenë përcjellës të interesave politike, por çdo herë në qendër të veprimit të tyre do të kenë njeriun ”, deklaroi ai.

Kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtori  i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, u shpreh se Anadolu Agency është e pranishme për të qenë zëri i qytetarëve në këtë rajon. “Ndryshe nga agjencitë e tjera të mëdha AA gjatë publikimeve në maqedonisht do të vazhdojë aktivitetet e sajë me ju dhe në shërbim për ju. Turqia ka një lidhje shpirtërore të pa kushtëzuar me njerëzit në këtë pozitë gjeografike; ndaj dhe ne ndodhemi këtu. Anadolu Agency në kuadër të parimeve të publikimit, me drejtësi duke regjistruar të gjitha ngjarjet e ndodhura në rajonin tonë dhe në botë, publikon me vetëdije dhe përgjegjësi për të gjithë botën atë që agjencitë e tjera të mëdha nuk vërejnë, që preferojnë të mos i vërejnë, publikon zërin e kësaj gjeografie, ngjarjet e njerëzve dhe sukseset e tyre. Në këtë kuptim të jesh i pranishëm në gjuhët që edhe agjencitë e mëdha globale nuk prodhojnë lajme – të jesh pranë jush – të qenurit zëri juaj është emocionuese”, u shpreh Kazancı.

Kazancı u shpreh ndër të tjera se: “Ballkani dhe Maqedonia; lidhjet historike, popullata me rrënjë nga Ballkani që jeton në Turqi, nga pikëpamja e vëllezërve tanë në Ballkan kanë një rendësi të madhe për Turqinë. Anadolu Agency duke vërejtur nga afër nevojat e krijuara nga këto faktorë, në kuadër të vizionit të saj për tu bërë një ndër agjencitë globale të lajmeve, fillimisht ka rritur aktivitetet e saj në zonat përreth dhe fqinje, dhe gjithashtu do të vazhdojë t’i rrisë”.

Nga ana tjetër ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şolendıl, theksoi se Republika e Maqedonisë është një vend me të cilin Turqia ka marrëdhënie dhe vlera të përbashkëta të thella historike.

“Pa dyshim që aktivitetet e këtyre dy institucioneve të Republikës së Turqisë do të kontribuojnë edhe më tepër në përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve”, deklaroi Şolendıl.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button