Tërmet në Shkup, epiqendra në lagjen Marino

Tërmet i dobët është ndier këtë pasdite rreth orës 18 në rajonin e Shkupit.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra larg kryeqytetit në lagjen Marino me thellësi prej 5 kilometrave.

Tërmeti i trembi banorët e qytetit dhe rrethinës.

Sipas informacioneve që i publikoi Qendra Evropiane për sizmologji, tërmeti i orës 18 ishte me intensitet 3 gradë sipas shkallës evropiane makro-sizmike.

Ky është tërmeti i dytë në territorin e Maqedonisë gjatë tre ditëve të fundit. 

Mbrëmë në orën 18 një tërmet prej 2.7 gradë është ndier në Berovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button