Edmond Ademi: Është koha t’i themi lamtumirë Nikollës (VIDEO)

Maqedonia ka pabarazinë më të madhe në Evropë për të ardhurat e qytetarëve. Kemi pabarazi para ligjeve, gjatë punësimit, në avancimin në punë, në alokimin e tenderave, në shfrytëzimin e të mirave publike… Andaj nuk na nevojiten as 100 e as 100 mijë hapat të qeverisë, kështu është shprehur anëtari i vetëm shqiptar në kryesinë e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Edmond Ademi, gjatë prezantimit të platformës “Vizioni për Maqedoni”, trannsmeton Portalb.

Ai tha se na duhen 5 shtylla në vend të “100 hapave”.

“Shtylla e parë, pushtet i përgjegjshëm dhe kontroll mbi pushtetin. Ndalojmë kidnapimin e pushtetit. Shtylla e dytë shpërndarja e drejt e të ardhurave. Shtylla e tretë, zhvillim të kapaciteteve lokale dhe punë të denjë. Shtylla e katërt, ardhmëri europiane. Dhe, shtylla e pestë ndërtojmë një shoqëri sepse së bashku jemi më të fortë”, tha Ademi.

Ai ka potencuar se tani është momenti për t’i thënë “Lamtumirë Nikollës” dhe për t’i dhënë hapësirë platformës “Vizioni për Maqedoni”, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button