Cameron paralajmëron BE-në për mundësinë e largimit të Britanisë

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron, pritet që të paralajmërojë liderët europianë për mundësinë e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian. Sipas BBC-së, kjo do të ndodhë nëse ata do të bëjnë një vesh shurdh për reformat e kërkuara prej tij.

Ditën e martë, pritet që kryeministri britanik t’i dërgojë një letër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk. Në letër, ai do të parashtrojë ndryshimet e kërkuara prej tij. Letra do të shënojë nisjen e rinegocimit zyrtar të anëtarësimit të Britanisë në BE.

BBC shkruan se,  Cameron do të paralajmërojë unionin se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për reformat, dhe nëse shqetësimet e Britanisë do të shpërfillen, ata do të rikonsiderojnë nëse Bashkimi Europian është gjëja e duhur për vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button