Berisha: Shqiptarët të ngrihen si rumunët, të shporrin Edi Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në rrjetet sociale mbi fitimin e tenderit antistres të OSHEE me 700 milionë lekë nga djali i deputetes Valentina Leskaj.

Berisha thekson se ndërsa njëri djalë i Leskajt ka fituar koncensionin për hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë, djali tjetër i ligjvënëses socialiste ka fituar tenderin anti-stres të OSHEE. Ish-Kryeministri i drejton një apel shqiptarëve që të ngrihen sikundër bënë rumunët për të larguar Kryehajdutin Edi Rama dhe bandën e tij kriminale.

“Nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj nuk është vetem “zonja lokomotive” por është edhe “mami antistres”. Kryehajduti Edi Rama së bashku me njërin Leskaj (Arjanin) merr me koncesion Hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë, kurse me Leskajn tjetër (Besnikun) fiton tenderin antistres me 700 milionë lekë nga krimineli, hajduti i tij Ardian Çela, i emëruar në detyrë në krye të OSSHE, sipas burimeve shumë të sigurta, nga vet familja Rama.

Tenderi prej 700 milionë lekësh, që Rama ndan me Besnik Leskajn, parashikon ç’tensionimin, përdorimin e praktikave psikologjike antistres, trajnimin për një periudhë 4 mujore të punonjësve të OSSHE. Për këto qëllime kriminale, Edi Rama përdor një vegël të ulët familjare, Ardian Çelën, njeriun që me arbitraritetin e faturave të tij ka shtyrë në vetvrasje, burgosur ose larguar për azil politik dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë. Është rasti dhe një herë t’u drejtohem qytetarëve shqiptarë që të ngrihemi siç u ngritën rumunët, sa me parë për të shporrur kryehajdutin Edi Rama dhe bandën e tij kriminale nga pushtetit, që po grabisin cdo ditë pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë!”, shkruan Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button