“Skopski Pazar” kërkon 6000 euro për 1 metër katrorë

“Sinqerisht nuk e di si do të jetë epilogu i gjithë kësaj situate të krijuar. Ne, për çdo 5 vjet i rinovojmë marrëveshjet për qira, të cilët paraprakisht shumica i kemi të paguar me shuma ta majme. Ndërsa ky njoftim na ka befasuar dhe shqetësuar tej mase, pasi bëhet fjalë për shifër të madhe të hollash – 6000 euro për një metër katrorë”, deklaron një dyqanxhi i brengosur për fatin dhe të ardhmen e biznesit të tij.

Rreth 20 dyqanxhi të Bit Pazarit gjenden përpara një sfide shumë delikate pasi Shoqata Aksionare “Skopski Pazar”, pa asnjë paralajmërim, ju ka dorëzuar atyre një ofertë, ku prej tyre kërkohet ose të paguajnë dyqanet, në vlerë prej 6 mijë euro për një metër katror, ose t’i zbrazin dyqanet me mallrat të cilat i posedojnë.

Ky njoftim i papritur, dyqanxhinjve që punojnë përball Teatrit Kombëtar Shqiptar u ka arritur këto ditë, derisa prej tyre – fillimisht është kërkuar që deri më 9 nëntor të bëjnë 10 për qind të pagesës nga vlera e përgjithshme e dyqanit, ndërsa pjesën e mbetur ta mbulojnë deri me 31 dhjetor. Në ndërkohë, sipas burimeve të gazetës KOHA, janë zhvilluar disa takime në mes dyqanxhinjve dhe drejtorëve të “Skopski Pazar”, ku në mbledhjen e fundit është vendosur që kjo situatë të prolongohet, me çka për një afat brenda disa muajve, të gjendet zgjidhja adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button