Spërkatja e rrugëve për uljen e ndotjes së ajrit

Qyteti i Shkupit sot fillon me trajtimin e rrugëve të qytetit me mjetin kalcium magnezium acetat si një prej masave për ndotjen e ajrit.Spërkatja do të fillojë në udhëkryqin e bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” me rrugën “Shën Cirili dhe Metodi”, ndërsa sipas paralajmërimeve të Qytetit, me këtë proces do të përfshihen bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit” dhe rrugët “Shën Cirili dhe Metodi” dhe “Jordan Mijallkov”.

Bëhet fjalë për mjet i cili përdoret për kontrollin dhe uljen e pluhurit të imët (grimcave PM10 dhe PM2), raporton Mia.

Mjeti është produkt ekologjik, nuk është i dëmshëm për bimët dhe nuk është korroziv, gjegjësisht nuk do të shkaktojë dëmtimin e automjeteve.

Gjatë aplikimit të tij mund të ndjehet aromë e dobët e uthullës, e cila nuk është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Shpejtësia e rrugëve ku do të vihet mjeti do të kufizohet në 40 kilometra orë, për shkak të rrëshqitjes së mundshme në aks. Do të vendoset edhe sinjalizim përkatës i komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button