Strugë: Mbytet një burrë në lumin Drini i Zi

Një burrë moshës rreth 50 vjet u mbyt gjatë një rënie me makinë në lumin e Drinit të Zi në Strugë.

Aksidenti ndodhi dje pasdite rreth orës 18 e 30 minuta. Sipas dëshmisë së banorëve për arsye të panjohura tani i ndjeri Nexho Memeshoski, i cili jetonte në vendbanimin e romëve në hyrje të Strugës, duke u kthyer mprasht me makinën e vet përfundoi në lum.

Jo shumë larg nga aksidenti është edhe selia e zjarrfikësve, zjarrfikësit dhe policia menjëherë arriti në vend ngjarje, por për fat të keq Memeshoski tashmë ishte mbytur.

Makina është nxjerrë nga luma dhe hetimi i policisë do të tregojë se si ka ndodhur aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button