Spasovski: nuk do të sundojmë me Gruevskin dhe BDI-në

Kandidati i LSDM-së për ministër të punëve të brendshme Oliver Spasovski tha dje se prioritet kyç i tij është relaksimi i qytetarëve me qëllim që të mos ndjehen të frikësuar dhe nën presion. Spasovski i cili qëndroi në Gostivar, tha se ministrat e LSDM-së do të relaksojnë situatën në shtet me qëllim që qytetarët të ndjehen të lirë. Spasovski tha se me ardhjen e tij në krye të policisë nuk do të ketë shkarkime. Ai tha se ai dhe ministrat e LSDM-së do të jenë mekanizëm kontrollues i pushtetit aktual, raporton Alsat-M

“Qëllimi im dhe i LSDM-së nuk është që të sundojmë me Gruevskin dhe BDI-në, por të jemi mekanizëm kontrollues dhe në atë drejtim dua që të gjithë në Ministri të jenë të relaksuar për shkak se nuk do të hyjë në MPB apo ministrat tonë nëpër ministritë tjera të shkarkojmë dhe krijojmë politika. Duam të jemi kontrollues të këtij pushteti dhe çdonjëri nga ministrat të formojë një mini ekip me të cilin do të punojë. Këto janë pritjet e qytetarëve dhe në atë drejtim do të jetë edhe puna ime në MPB”, tha Oliver Spasovski, Kandidat për Ministër të Brendshëm.

Sipas marrëveshjes së liderëve politike, në fillim të javës së ardhshme Kuvendi pritet të votojë Oliver Spasovskin për ministër të brendshëm dhe Frosina Remenskion për ministër të punës dhe politikës sociale. LSDM-ja do të ketë edhe tre zv/ministra, atë të financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button