Skandal: Ndoten nga nafta 2.5 km vijë bregdetare të Durrësit (Foto)

Bregdeti i Durrësit është ndotur mesditën e së shtunës nga një sasi hidrokarburesh që ka përshkuar një gjatësi prej më shumë se 2.5 kilometra vijë bregdetare, në zonën e plazhit Iliria.

Mediat shqiptare kanë thënë se bëhet fjalë për një sasi vaji të përdorur anijesh që është shkarkuar në det dhe burime jozyrtare të policisë thonë se ka një anije të dyshuar, por ende nuk ka prova zyrtare.

Ekspertët e laboratorit kriminalistik dhe inspektorët e mjedisit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë marr mostra për ekspertim, si dhe pritet të bëhet verifikimi i të gjitha anijeve në radhën e Portit të Durrësit dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapësirën e ndotur detare përgjatë 24 orëve të fundit.

Krahas kësaj, mjetet e policisë kufitare kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat tona territoriale. Njollat e mëdha të vajit dhe hidrokarbureve të djegura pluskojnë mbi të gjithë vijën bregdetare që shtrihet nga zona e njohur si Iliria deri tek Teuta, raporton Top Channel.

https://i0.wp.com/www.kosovalive360.com/wp-content/uploads/2015/11/durrs.jpg?resize=530%2C786&ssl=1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button