Ndotja në Durrës, Koka: Situata e rënduar, përgjegjësit para ligjit

Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News ministri i Mjedisit Lefter Koka e quajti situatën në bregdetin e Durrësit vërtet të rënduar. Ministri tha se do të ketë përgjegjës dhe shprehu keqardhjen që nuk u parandalua.

Lefter Koka: Është një rast ndër më flagrantët. Është një situatë me të vërtetë e rënduar. Një sasi e konsiderueshme vaji dhe nafte gjendet në breg të zonës së plazhit tradicional të Durrësit. Në vendngjarje tashmë janë institucionet e ministrisë së Mjedisit.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka marrë mostrat, gjithashtu Drejtoria e Mjedisit e policia e Shtetit po hetojnë. Është një ngjarje që tregon se ne jemi të papërgatitur për të përballuar situate të tilla dhe për ti paraprirë.

Koka: Ndihem keq që nuk e kemi parandaluar

Do të ketë përgjegjës për ndotjen dhe ata që nuk e kanë monitoruar. Ju garantoj. Ndihem keq që nuk e kemi parandaluar por ju garanoj se do bëjmë më të mirën e mundshme për të ndëshkuar shkaktarët”

Vëzhgimi i ndotjes me helikopter

Ministri tha se kishte komunikuar me ministren e Mbrojtjes për të bërë një vëzhgim përmes helikopterit të sipërfaqes së ndotjes.

Gjithashtu do të bëhen analizat e nevojshme për të parë nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja për ta pastruar, apo thjesht për të analizuar. “Situata është me të vërtetë jo e këndshme- tha më tej ministri –Shoh një rërë dhe një det tashmë të nxirë.

Ministri tha se anija përgjegjëse ndodhet në rad 

“Në rad gjenden vetëm dy anije të ankoruara dhe njëra prej të dyve është shkaktare”

Ministri shprehu shqetësimin se shumë anije e konsiderojnë territorin shqiptar si vendshkarkimin e mbetjeve të rrezikshme.

Lefter Koka:“Ndihem shumë i pafuqishëm për të thënë se shumë nga mjetet lundruese detare, qofshin këto të huaja apo vendase e konsiderojnë territorin shqiptar vendshkarkimin e mbetjeve të rrezikshme në rastin në fjalë, sepse dëmi nuk është thjesht një aromë e pakëndshme për banorët por dëm është shumë I madh për peshkimin dhe turizimin që ka ky bredget.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button