VMRO-vistët në rrugë të drejtë drejt Kinës

Ljupço Popovski, kolumnë- “Komunistët u bënë idhuj të vmrovistëve”, Utrinski Vesnik
Struktura e re vmroviste është e fascinuar nga efikasiteti I sistemit  komunist të Kinës. Për ata, sistemi njëpartiak i cili sjell suksese të mëdha ekonomike, është “mënyra e vërtetë”.

Robert Nesimi, kolumnë-“ Partia e fortë”, Utrinski Vesnik
Në zgjedhjet lokale në Kosovë partia alternative e solli deri në tallje tërë elitën politike dhe premtimet e tyre për prosperitet të popullit.

Erol Rizaov- kolumnë- “Merkeli ia shkeli syrin Nimicit”, Utrinski Vesnik
Disi më duket se Ahmeti veç më paralajmëroi  se po rrotullohet diçka shumë e madhe, Presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski këto ditë nuk shihen shumë dhe janë jashtëzakonisht të heshtur. Ose diçka kanë kuptuar, ose akoma çuditen se çka kërkon Nimici te Merkeli.

Sonja Maxhovska, editorial- “Shumë raporte, pak shpresë”, Utrinski Vesnik
Është i njohur fakti se për shkak të dallimeve të mëdha të rrogave, u zhduk klasa e mesme. Ky është edhe një vërtetim se ekonomia maqedonase nuk prodhon zhvillim, rroga më të larta, standard më të mirë.

Xhejson Miko, kolumnë- “Udhërrëfyesi turistik për 2014 e çmendi Greqinë”, Dnevnik
Nëse BE, NATO dhe KB dëshirojnë ti tregojnë Maqedonisë se munden të udhëheqin me autoritet dhe se kanë ndikim mbi popullin Maqedonas, atëherë duhet të kenë kredibilitet.

Pande Kolemishevski, kolumnë”-Pema e jetës- molla e përçarjes”, Dnevnik
Molla e artë nga mitologjia Greke, me epitet të mollës së përçarjes, akoma është në përdorim në Ballkan. Prej luftërave Ballkanike e këtej, përveç si  fuçi baruti, Maqedonia është e shënuar edhe si mollë e përçarjes mes Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë.

Radmila Shekerinska, kolumnë- “Një rreth, një hesap”, Sloboden peçat
Rreth 1350 bashkëqytetarë tanë VDESIN për shkak të ndotjes, disa mijë pësojnë rëndë nga sëmundje serioze. Për më tej, ndotja e kushton ekonominë e Maqedonisë  253 milionë euro, ose 3,2 për qind të BDP në vitin 2001. Dhe akoma mendoni se po shkruaj për një temë margjinale? Me siguri se jo.

Zhatrko Jordanovski- “Më fal Pigi, ishte patjetër!”, Sloboden peçat
Diçka po mendohem, pse kaq po i pengon publikut tonë që Gruevski ia fali Taulant Capës, i cili e gjuajti me vezë në Tiranë? Është e njerëzishme të falet, posaçërisht nëse mëkatari pendohet. Dhe nëse nuk qëllon.

Lajme të ngjashme

Back to top button