Panovski: Shëndetësia në krizë për kuadro

“Shëndetësia e Maqedonisë po shkatërrohet përpara reformave të shumta të qeverisë. Gjendja më e keqe është në spitalet shëndetësore. Tani është momenti që të bëhet riorganizim, të dihet se sa mjekë kanë shkuar jashtë shtetit ose në sektorin privat, të merren masa për tejkalimin e situatës.” – tha Nikolla Panovski, kryetar i Këshillit të Shëndetësisë të Partisë Liberal-Demokratike, në tribunën në Manastirë si vazhdimësi e projektit “Maqedonia pas Gruevskit – zgjidhje liberale”, njofton Plusinfo, transmeton Portalb.

Panovski, duke analizuar situatën e shëndetësinë primare, sekondare dhe terciare, pas reformave të VMRO-DPMNE-së, tha se shumë shpejt qytetarët do ta ndjejnë mungesën e mjekëve amë, gjinekologëve, pediatërve dhe stomatologëve.

“Mosha mesatare e mjekëve amë është 58 vjeç. Sipas llogarive, për tre vjet 1300 mjekë amë do të shkojnë në pension.” – shtoi Panovski.

Ai gjithashtu mendon se masat e rrepta financiare dhe shtypja e punonjësve shëndetësor do të reflektohen drejtpërdrejt në kujdesin ndaj pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button