Ristovski, USHT-ja është plotësisht në hetim

Nuk është e sigurt se vetëm shtetas Italian kanë marrë diploma të falsifikuara të USHT-së, nga laboratori i personit që falsifikonte ato dhe që u zbulua para dy  ditëve nga Policia.
Ministri për arsim dhe shkencë Spiro Ristovski, thotë se në këtë fazë të hetimit, nuk mund të supozohet se diploma të tilla janë shtypur edhe për “shfrytëzues”, nga Maqedonia.

“Në bazë të të dhënave operative që kemi marrë nga Ministria e punëve të brendshme, bëhet fjalë për rast të izoluar vetëm në Tetovë, ku një qytetarë ka bërë falsifikimin e diplomave të USHT-së, për qytetarë Italian”, tha ministri Ristovski

Ai, tha se Universiteti Shtetërorë i Tetovës, është  plotësisht në hetim dhe se autoritetet italiane janë të njoftuar për personat të cilët kanë porositur diploma të falsifikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button