Katër ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e kalorive
Dimri mund të bëhet rasti perfekt për të humbur kilet e shumta, pavarësisht të ftohtit. Për Këtë ekzistojnë disa ushqime të veçanta, të përshtatshme për këtë sezon dhe që janë në gjendje t’ju bëjnë të digjni shumë yndyra dhe kalori. Lajmi i mirë është se këto super ushqime ngrohin thellësisht organizmin, duke ju dhënë një kënaqësi të këndshme së brendshmi. Pra, bëhet fjalë për ushqime ideale për t’u transformuar në pjata tipike dimërore.
Qepët
Është zgjedhja ideale kur jashtë bën ftohtë dhe ju keni nevojë të ndiheni mirë. E pasur me vitaminë (A, C, E, B) dhe minerare (kalcium dhe kalium), qepa përmban edhe fitoestrogjen të çmueshëm, si dhe substanca të ashtuquajtura cinarin. Dhe ashtu siç ndodh me kanellën, edhe qepa shfaq një veprim të rëndësishëm hipoglicemizues ose ju ndihmon të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Pra, qepët stimulojnë metabolizmin që të djegë më shumë yndyra dhe kalori të tepërta, nxjerrin jashtë lëngjet e tepërta dhe forcojnë sistemin imunitar. Ndër të tjera, këto perime janë një antibiotik i mrekullueshëm.
Xhenxhefil
Thojini “po” xhenxhefilit, në dimër është e rastit që ta përdorni sa më shumë. Para së gjithash, sepse ai e ngroh menjëherë organizmin dhe lufton kollën, si dhe dhembjen e fytit. Por ka edhe më shumë se kaq; xhenxhefili funksionon edhe si superushqim antitumoral dhe ju ndihmon në djegien e shumë yndyrave e kalorive.
Por, si mund ta konsumoni atë? Të zier në mëngjes, me feta për aperitivë, salcë për zbukurimin e pjatave dhe gjithmonë në ëmbëlsira. Çaj jeshil Një filxhan çaj është gjithmonë një ide e mirë.
Nëse është i gjelbër akoma dhe më mirë, sepse ai ndihmon në eliminimin e celulitit, ndërsa shfaq një veprim të spikatur antioksidant. Në dimër është e këndshme të shijoni pije të ngrohta, për më tepër, nëse filxhani “djeg kaloritë”. Nuk duhet ta konsumoni me shumë sheqer.
Specat djegës
Si ushqime që djegin kalori e që shihen si mjaft të dobishme në dimër, nuk mund të mungonin specat djegës. Të pranishëm në kuzhinën mesdhetare dhe jo vetëm, specat djegës përmbajnë një substancë shumë të mirë për shëndetin, kapsaicinën. Kjo e fundit, sipas kërkimeve të shumta të besueshme, mbron mirëqenien e aparatit kardiovaskular, pra të zemrës, por edhe të trurit. Për sa i përket dietës, shtimi i specave djegës në të ju mundëson djegien e yndyrave dhe të kalorive.