Murati: Kembrixhi dhe Maqedonia si “Benzi” me “Fiçon”

Përpjekja e Ministrisë të Arsimit (MASH) për të reformuar arsimin përmes programeve mësimore dhe librave të Kembrixhi nuk shihet me po të njëjtin optimizmi edhe nga ekspertët e arsimit. Këta të fundit konsiderojnë se ndryshimet në arsimin parauniversitar duhet të vinin pasi të kishte nis ndryshimi përkatës në nivelin e arsimit universitar, njofton Koha.

Sipas Tahir Zajazit, është e pamundur që kuadrot e shkolluar për të qenë mësues klasik, të mund të transferohen dhe të punojnë sipas metodave që kërkohen me librat e Kembrixhit. “Shkollat tona nuk janë të përgatitura për këtë, pasi nuk kanë kuadrin adekuat”, shprehet ai.

Xheladin Murati ironizon reformat duke kujtuar që, vetura e markës “Fiço” nuk bëhet “Benz” edhe nëse i vendos motorin e kësaj të fundit veturës së parë.

Ky është viti i tretë që në Maqedoni punohet me programet mësimore të Kembrixhit e që më pastaj, reflektohen edhe në përpilimin e teksteve përkatëse. Në vitin shkollor 2013/2014 nisi përdorimi i teksteve të Matematikës dhe Shkencave Natyroree për nxënësit e ciklit të parë të arsimit nëntëvjeçar, nga klasa e parë deri të tretë.

Vitin e kaluar u vunë në përdorim librat e njëjtë për nxënësit e ciklit të dytë, nga klasa e katër deri të gjashtën, kurse nga viti i ardhshëm do të vihen në përdorim librat për ciklin e tretë, nga klasa e shtatë deri të nëntën. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button