Në Serbi arrestohet një person si i dyshuar për ngjarjet e Kumanovës

Ministri për Punë të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se policia franceze dhe serbe kanë arrestuar 13 persona, të dyshuar që i përkasin një rrjeti ndërkombëtar të krimit që kontrabandon armë.
Njëri nga të arrestuar sipas ministrit dyshohet të ketë qenë i përfshirë në përleshjet e armatosura midis policisë maqedonase dhe personave të armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

“Në bashkëpunim me policinë franceze katër persona nga Kulla, Krushevci, Novi Pazari dhe Kraleva janë arrestuar, derisa nëntë persona të tjerë janë arrestuar në Francë, bazuar në informacionet e marra nga departamenti i policisë serbe për luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Stefanoviq, transmeton KosovaPress.

“Zinxhiri më i madh për kontrabandimin e armëve midis dy vendeve është shpërbërë”, ka shtuar Stefanoviq.

Po ashtu gjatë arrestimit, sipas Stefanoviqit, janë konfiskuar armë të ndryshme dhe sasi droge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button