Me interes, por pa strukturë

[Recension: “Neziri tani thote se BDI nuk del nga Qeveria”]

Çështjet me interes duhet trajtuar në formën më koncize të mundshme. Gazetari i cili merr guximin për të plotësuar nevojën e lexuesve, e sidomos për temat në lidhje me krizën politike, duhet pasur kujdes që nëpërmjet lajmit, përveç që të informoj në mënyrë të drejtë publikun, duhet edhe t’i përkushtojë vëmendje faktit që lexuesi mund edhe ta keqkuptoj.

Neziri tani thote se BDI nuk del nga Qeveria screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Neziri tani thote se BDI nuk del nga Qeveria”

Data dhe koha e publikimit: 04.11.2015

Data e recensionit: 05.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë, trajton një temë aktuale dhe me ndikim, por mungesa e strukturës rrezikon rëndësinë e tij.

“Për të marrë një vendim të këtillë, BDI-ja ka organet kompetente të veta ku bëhen analiza të tilla, pasi që bëhet analiza e tillë atëherë mundë të themi se BDI-ja mund të marrë vendim për të dalë nga qeveria. Mirëpo, ajo e cila dua të ndaj me opinionin e gjerë për dallim nga deklarata e fundit e imja, është se sot jam më optimist se të gjithë aktorët në Republikën e Maqedonisë marrin pjesë në bisedime për të dalë nga kjo krizë politike do të ketë epilog pozitiv”, tha ministri i Ekonomisë dhe shefi i shtabit Zgjedhor te BDI-se, Bekim Neziri.

Në shikim të parë, pa e lexuar, lexuesit i krijohet një hamendje duke pyetur vetën se a ka të bëj me artikull gazetaresk, tekst amator ose thjeshtë deklarata. Këto të fundit krijojnë edhe më shumë paqartësi për lexuesin, pasi nuk dallohen se a janë të ndara dhe se a ka brenda tyre bashkëngjitur edhe tekst.

Për të dalë BDI-ja nga Qeveria duhet një vendim nga Kryesia qendrore dhe të bëhen analiza plotësuese, sipas Nezirit, i cili vlerëson se Maqedonia për momentin është në rrugë të mirë për të arritur një marrëveshje në mënyrë që shteti të dalë nga kriza politike, transmeton ZHURNAL.

Hartimi korrekt dhe me strukturë i lajmit, e bën atë me bindës ndaj lexuesit. Lexuesi kërkon argumentin, ndërsa atë e gjen edhe në mes radhitjes stilistike dhe strukturës së një teksti profesional.

Sfondi është qershia mbi tortën për një tekst profesional gazetaresk. Në rastin konkret nuk kemi një të tillë dhe ky fakt bën që titulli mos te informojë, ndërsa mesazhi që jep ai, të jetë manipulues. Një gazetar profesionist do të shtonte një sfond i cili shtesë do të informonte publikun dhe i njëjti do të nxirrte përfundimin. Madje, sfondi do t’i tregonte lexuesit se përse ka ardhur një reagim dhe sqarim i tillë nga Neziri. Mos respektimi i piramidës së përmbytur në këtë rast, e bën lajmin jo te lexueshëm, nga fakti se i njëjti nuk përmbush nevojën e lexuesit, për të qenë i informuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button