BDI lavdërohet: Ishim konstruktiv gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Përzhinos

Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet përmbylljen e çështjeve më kontestuese nga marrëveshja politike të 2 qershorit për dalje nga kriza politike që e arritën liderët e katër partive më të mëdha parlamentare. Sipas tyre, në këtë mënyrë partitë janë ngritur mbi interesat e ngushta partiake dhe në plan të parë i kanë vënë interesat e shtetit dhe qytetarëve, ndërkaq BDI ka qenë mjaft konstruktive gjatë negociatave.

“Ky progres i mbrëmshëm hap rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të parapara për në 24 prill të vitit të ardhshëm, por edhe për zgjidhjen institucionale të të gjitha aspekteve të krizës politike. Si parti kemi konsideruar se për të gjitha çështjet e hapura zgjidhja politike dhe rruga institucionale nuk kanë alternativë, porse kemi kërkuar që të mos harrohen edhe  ato fusha problemore të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në këtë kontekst, si çështje tepër të rëndësishme e konsiderojmë që në këtë Marrëveshje janë futur marrëdhëniet ndëretnike si një faktor  i rëndësishëm për rregullimin e kohezionit të brendshëm si dhe vendosja me konsensus etnik në punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe përfaqësimin e drejtë etnik në institucionet shtetërore, duke filluar që nga ekipimi i Prokurorisë Speciale e deri te ato gjyqësisë dhe prokurorisë së përgjithshme. Ne gjithnjë i kemi vënë në duke dukje alternativat tjera të dëmshme për vendin në rast të dështimit të Marrëveshjes, që ne e arritëm edhe falë ndërmjetësimit të miqve tanë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thonë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E KENI DHI. Ua rregulluat perseri shtetin dhe gjendjen Maqedonve, ndersa Shqiptaret i latè ne mjerimin qe ua bèrèt JU dhe vetem JU te BDI…
    “BRAVO SHUMÈ TE ZOTÈT JENI…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button