Kush janë ministrant dhe zv/ministrat e ri të qeverisë kalimtare?

Sipas Marrëveshjes, në postin e ministrit të Punëve të Brendshme në vend të Mitko Çavkov do të vijë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski kurse në postin e Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale do të jetë Frosina Remenski, poashtu nga radhët e LSDM-së që do të zërë vendin e Dime Spasov.

Si zv/ministra nga radhët e LSDM-së do të jenë, Aleksandar Kiracovski në postin e zv/ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Kire Naumov, zv/ministër i Financave dhe Lupço Nikollovski zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave.

Nga rradhët e VMRO-DPMNE-së akoma nuk janë emëruar zv/ministrat përkatës.

Kush është Oliver Spasovski, tani ministër i Punëve të Brendshme?

Sekretari i përgjithshëm aktual i LSDM-së ka qenë deputet nga radhët e kësaj partie gjatë periudhës 2006 deri 2008 dhe prej 2011 deri 2014. Spasivski është jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justinian prvi” (Justiniani i parë) në Shkup.

Në vitin 2000 ai ishte nëpunës i ligjit kurse nga viti 2001 deri në 2005 si këshilltar i kryetarit të Komunës së Kumanovës dhe nga viti 2008 deri në vitin 2011 si sekretar i Komunës së Kumanovës. Njeh anglishten dhe frëngjishten.

Kush është Frosina Remenski, tani ministre për Punë dhe Politikë Sociale?

Remenski është doktor shkence në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në lëndën e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve.

Në vitin 2000 ajo ka punuar si mësues me kohë të pjesshme, në shkollën e mesme “Gjorgje Petrov” në Kriva Pallankë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka punuar asistente në Fakultetin Filozofik në Institutin e Sociologjisë. Nga viti 2004 deri në vitin 2007 ajo ishte asistente në Akademinë policore, që tani njihet si Fakulteti i Sigurisë në Shkup, dhe që atëherë deri më sot është professor me kohë të pjesshme në të njëjtin universitet në fushën e shkencave të policisë.

Nga tetori 2012 deri në prill 2013 ajo kryhen funksionin e prodekanit për mësimdhënie – çështje shkencore.

Sipas biografisë zyrtare të publikuar nga LSDM, Remenski është autore e më shumë se 70 artikujve shkencorë në fushën e kërkimit, të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kush është Kire Naumov, tani zv/ministër i Financave?

Kire Naumov ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1995, dhe në vitin 1998 përfundoi studimet e tij pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik, Beograd, Serbi. Përvojën e tij të punës e filloi si bashkëpunëtor në Departamentin e Agjencisë të Kontrollit të Financave për transformimin e ndërmarrjeve për kapital social, ku ai ka punuar nga viti 1996 – 1997. Nga viti 1997 është Asistent Profesor i Ekonomisë.  Nga marsi 2003 deri në prill 2004 ishte këshilltar ekonomik i Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Branko Crvenkovski. Nga 2006 deri në 2007 ka kryer funksionin e Drejtorit të Inteligjencës.

Naumov fitoi vëmendjen e publikut kur në vitin 2013 paraqiti kandidaturën e tij për president të LSDM-së. Tani ai ka të drejtën e vetos për të gjitha burimet financiare, ligjore dhe njerëzore në lidhje me organizimin e zgjedhjeve.

Kush është Aleksandar Kiracovski, tani zv/ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës?

Kiracovski është magjistër i Shkencave në fushën e lidershipit politik në Universitetin për turizëm dhe menaxhim në Shkup.

Ai ka kryer”Akademinë Politike” dhe zotëron disa certifikata në fushën e ndërmarrësisë, menaxhimit, marketingut dhe marrëdhënieve publike të marra këtu dhe jashtë vendit.

Në vitin 2008, siç thuhet në biografinë e tij, ai fitoi çmimin e parë për planin më të mirë të biznesit të organizuar nga SPARK-ut, Holandë.

Nga viti 2011 deri më sot ai punon për Fondacionin “Biznes Startup Qendra e Manastirit “dhe Inkubatori i Biznesit Manastir (Qendra për Zhvillimin e Biznesit të Vogël dhe Inkubatori i Biznesit – Manastir).

Kiracovski është një anëtar aktiv i LSDM-së që nga viti 2001. Në qershor 2013 ai u zgjodh nënkryetar i LSDM-së.

Kush është Lupço Nikollovski, tani zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave?

Nikollovski është i diplomuar për juridik, i punësuar në biznesin e konsultimeve për menaxhim. Kjo është ajo që është shkruar në faqen zyrtare të LSDM. Nikolovski është anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.

Burimi: Kapital.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button