Entet në veri të Kosovës me ngrohje nga Serbia

Përfaqësues të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot kanë nënshkruar një kontratë me të cilën, siç theksohet, sigurohet ngrohja në spitale, shkolla, çerdhe, kisha dhe në shtëpi kulture në Kosovë.

Siç ka njoftuat zyra, transmeton “Blic” i Beogradit, janë siguruar 59 milionë dinarë (afër 5 milionë euro) për furnizim me eurodizel, thëngjill, linjit të terur dhe pelet.

Marrëveshjen në Beograd, përcjell Koha.net, pos përfaqësuesve Zyrës, e kanë nënshkruar edhe përfaqësuesit e JP “Srbijašume”, Ekonomia pyjore “Ibar” në Leposaviq, “Kosvika”, Naftna industrija Srbije (NIS) dhe përfaqësuesi i komunës Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën Dushan Kozarev ka thënë se “është me shumë rëndësi që sukses në tenderin për ngrohje ka arritur edhe kompania kombëtar e naftës NIS, e cila pas vjetësh është kthyer në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button