Raport nga Kuvendi në të cilin opozita sikur nuk ekziston

[Recension: KUVENDI: Miratohen disa ndryshime dhe plotësime ligjore]

Teksti që është subjekt i këtij recensioni nuk raporton objektivisht për mbledhjen e Kuvendit në të cilën u rizgjodhën kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe një anëtari i tij. Edhe pse ky material është mjaft i gjerë, ai aspak nuk e pasqyron atmosferën e vërtetë nga debati në parlament, por e ofron vetëm këndin e pushtetit.

http___www.telegraf.mk_aktuelno_maLinku deri te artikulli origjinal: KUVENDI: Miratohen disa ndryshime dhe plotësime ligjore

Data dhe koha e publikimit: 02.11.2015, 19:22

Data e recensionit: 03.11.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

VETËM REPLIKAT NGA PUSHTETI

Faktikisht, bëhet fjalë për raportim nga Kuvendi, i marrë plotësisht nga agjencia shtetërore informative (që është theksuar në artikull, vetëm se nuk është vënë linku), me një titull teknik: “KUVENDI: Miratohen disa ndryshime dhe plotësime ligjore”. Mirëpo, problemi kryesor në tekst është selektiviteti i tij dhe anshmëria e theksuar.

Lexuesit kishin mundësi të lexojnë vetëm se si pushteti – VMRO-DPMNE-ja, e mbron propozimin që kryetari dhe një anëtar i Komisionit rregullator për energjetikë të fitojnë mandat të ri në këtë organ rregullator. Me këtë rast, artikulli e paraqet vetëm replikën e zëvendës-ministrit për ekonomi ndaj fjalimit të një deputeti të opozitës:

“Zëvendës-ministri për ekonomi, Hristijan Delev në replikën ndaj deputetit Goran Sugarevski nga LSDM-ja tha se Petrovi dhe Kulevski janë ekspertë të kësaj fushe që janë dëshmuar me punën e tyre dhe gjatë periudhës së kaluar kanë qenë në njëfarë mënyrë korrigjues të të gjitha ndodhive në fushën e energjetikës…”

Mirëpo, nuk e transmeton edhe diskutimin e deputetit. Kjo është logjike, për shkak se nuk mund të kuptohet se çka ka thënë fillimisht deputeti, që të reagojë zëvendës-ministri.

Në fakt, në tekst nuk ka asnjë diskutim të deputetëve të opozitës, të cilët, në mes tjerash, siç transmetuan një pjesë e medieve, kanë pasur vërejtje (prej minutës 0,25 deri në minutën 1,17 të video-materialit) se:

“Dimitar Petrovi nuk mund përsëri të jetë njeriu i parë i Komisionit rregullator për energjetikë, për shkak se 1,5 vjet më shumë se sa që e ka pasur mandatin e paraparë me ligj, ka vendosur për çmimet e burimeve të energjisë.”   

Poashtu, opozitarët e kanë kritikuar Petrovin edhe për:

“mbrojtjen e pozitave të monopolit të një pjese të kompanive në dëm të prodhimtarisë së rrymës, importit të shtuar dhe çmimeve më të larta që i paguajnë qytetarët.”

Mungesa e fjalimeve të deputetëve opozitarë e bën këtë raportim nga Kuvendi jo të plotë dhe sipërfaqësor. Ai është përgatitur dhe është plasuar në atë mënyrë që nuk e tregon pasqyrën reale për ambientin në të cilin është zhvilluar debati për këtë pikë të mbledhjes së 71-të të Kuvendit, dhe në kundërshtim me standardet e gazetarisë profesionale qëllimisht krijon perceptim që shkon në favor të partisë në pushtet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button