LSDM: Me marrëveshjen e arritur ka fituar Maqedonia dhe qytetarët e saj

Sot në një komunikatë për shtyp, LSDM, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos duke theksuar se me këtë të fundit ka fituar Maqedonia dhe qytetarët e saj, njofton Portalb.

“Fillon normalizimi i institucioneve dhe proceseve për krijimin e pushtetit përgjegjës, e cila do të punojë vetëm për interesat e qytetarëve. Qytetarët duan ndryshime të politikave të këqija dhe këto do të ndodhin më 24 prill. Rënia e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE është e pandalshme. Maqedonia fiton për kthimin e demokracisë, lirisë barazisë dhe mbizotërimit të së drejtës. Maqedonia fiton për jetë më të mirë, për kthimin e parave te qytetarët dhe dinjitetin e tyre. Maqedonia fiton për të rinjtë që të kenë ardhmëri të sigurt në shtëpi, në shtetin e tyre. Fiton ardhmëria e Maqedonisë evropiane, Maqedonia bën thirrje: Lamtumirë Nikolla Gruevski”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button