Trafik me njerëz drejt Anglisë, arrestohen 7 shqiptarë

Një rrjet kriminal i përbërë nga 7 shqiptarë dhe 1 viatnamez, është shkatërruar nga policia franceze. Këta shtetas trafikonin emigrantë për në Angli.

Gazeta londineze “The Telegraph” shkruan, se ky grup kishte rekrutuar një peshkatar, i cili me anijen e peshkimit i kalonte emigrantët për në shtetin ishullor, transmeton Shekulli.

Aktualisht, 8 pjesëtarët e këtij rrjeti mbahen në stacionin e policisë Coquelles, në pritje të ngritjes së akuzave për trafik të qenieve njerëzore. Sipas ligjit francez, krime të tilla dënohen deri me 10 vjet burg.

“Peshkatari francez gjatë 7 muajve të fundit, ka trafikuar drejt Londrës një numër të konsiderushëm emigrantësh. Për çdo udhëtim ai fshihte në varkë 20 persona të cilët paguanin deri në 10.000 stërlina për të mbërritur në Angli”, thuhet në artikullin e “The Telegraph”.

Ndërsa, arrestimet janë konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, i cili tha se për momentin është herët në dhënien e të tjera detajeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button