Çka kanë paralajmëruar këngëtarët deri në fundvit!?

Këtë vit, diskografia shqiptare nuk ka qenë e nxehtë vetëm gjatë verës. Prurjet muzikore kanë vazhduar edhe përtej periudhës së plazhit.

Që nga shtatori shumë këngëtarë kanë publikuar projekte të reja e madje kanë paralajmëruar që do ketë akoma deri me 31 dhjetor, kur përfundon zyrtarisht viti 2015, njofton Prive.

Dafina Zeqiri pas katër klipeve që solli që nga shkurti ka pranuar ftesën e Lumit për një bashkëpunim me Dj Flow.

Genta Ismajli pas ‘A je gati’, ‘Shkurt e shqip’ dhe ‘Kishe’ në një intervistë për Prive ka treguar që do të sjell edhe dy këngë, një ritmike dhe një baladë.

Me baladë javën tjetër vjen edhe Sabri Fejzullahu. Blero me datë 15 nëntor ka lajmëruar se del spoti ‘Pse’.

Prodhimet muzikore nuk do të mungojnë as nga Gold AG që ka treguar që do sjell gjashtë këngë e ndërsa në bashkëpunim pritet të vij edhe 2ton.

Skivi do të lançoj projektin me Sonin dhe Dj Aldon e ndërsa Malaj përpos kësaj vjen në bashkëpunim edhe me Genën.

Majki pas ‘Sjena Mo’ ka vendosur të vij solo e ndërsa Samanta dje ka filluar xhirimet e klipit të saj më të ri.

Dhurata Dora edhe pse publikoi ‘Shumë on’  para pak dite deri në përfundim të vitit do të sjell edhe një klip të ri.

Gjatë këtij muaji, Kida vjen si solo artiste e po ashtu pas bashkëpunimit me Mozzik edhe Xhensila do të vij vetëm në një këngë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button