Raportet e KE­-së për Maqedoninë dhe kandidatët e tjerë definitivisht më 10 nëntor

Raportet vjetore për përparimin e vendeve-­kandidate dhe kandidatët potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë, Komisioni Evropian edhe definitivisht do t’i shpallë të martën, lajmëron korrespondenti i MIA­-s nga Brukseli.

Edhe pse paraprakisht, siç është praktikë në pesë vitet e fundit, qeveria joformale e Unionit është dashur këto raporte t’i shpallë kah mesi i tetorit, me arsyetimin se kriza e refugjatëve është prioritet, ndërsa dukshëm edhe shumë punë të tjera, KE-­ja do t’i kumtojë vlerësimet për Maqedoninë dhe vendet e tjera në procesin e zgjerimit më 10 nëntor.

Sipas informatave, komisari për negociata për zgjerim Johanes Han, raportet të martën në mëngjes fillimisht do t’ua prezantojë deputetëve në Parlamentin Evropian, ndërsa pastaj rreth orës 14:00 atë do ta bëjë në konferencën për shtyp në ndërtesën “Berlemont” në Eurokomisionit në Bruksel. Në pikëpamje të asaj që zgjerimi është në margjinat e Komisionit të ri Evropian të udhëhequr nga Zhan-­Klod Junker dhe e njëjta është “ngrirë” për të paktën pesë vjet, këto raporte nuk priten me shumë emocion sikur në vitet paraprake.

Ajo që është më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë është se KE­-ja do ta ndajë rekomandimin e shtatë të njëpasnjëshëm deri te Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim, me shikim të qetësimit të tensioneve politike në vend dhe zbatimin e pikave të marrëveshjes më 2 qershor/15 korrik që solli deri në fund të krizës politike në vend. Vetëm, rekomandimi pritet të kushtëzohet me zbatim të tërësishëm të marrëveshjes, përfundimisht me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të drejta dhe demokratike në prill të vitit 2016, për çka Komisioni do të shprehë gatishmëri të përgatisë raport të ri të shkurtër në pranverë të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button