Sot do të japin betimin 12 prokurorët e ekipit të prokurores Janeva

Dymbëdhjetë prokurorët publikë të cilët do t’i ndihmojnë prokurores speciale Katica Janeva sot duhet të japin betimin.

Siç njoftoi kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë Petar Anevski, pesë prokurorët të cilët u votuan dje, së bashku me shtatë prokurorët e zgjedhur më 14 tetor, sot në orën 11 në hapësirat e Këshillit do të japin betim për pjesëmarrje në Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve, gjegjësisht Prokurorisë Speciale, njofton MIA.

Këshilli dje njëzëri i zgjodhi prokurorët: Artan Ajro, Gavrill Bubevski, Lençe Ristevska, Trajçe Pelivanov të gjithë nga Prokuroria Publike – Shkup si dhe Lile Stefanova nga Prokuroria Publike për përndjekjen e veprave kriminale nga fusha e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ata iu bashkëngjiten shtatë prokurorëve të zgjedhur paraprakisht: Burim Rustemi, Elizabeta Josifovska, Lejla Kadriu, Lubomir Lape, Marija Gjorgjeva, Stevço Donev dhe Fatime Fetai.

“Kësaj here kërkoi që të zgjidhen pesë prokurorë publikë dhe me plotësime dhe sqarime të caktuara të cilët për Këshillin kanë qenë të pranueshëm dhe pikërisht për këtë vendosëm ta zgjerojmë sistematizimin për pesë pozita të prokurorëve publikë”, deklaroi Anevski pas seancës.

Shtoi se pesë prokurorë publikë Këshilli në mënyrë unanime i ka votuar, ndërsa në pyetjen e gazetarëve se çfarë i ka shtyrë të ndërrojnë mendje u përgjigj se nuk kanë ndërruar mendje por se vendimi pason pas takimeve të shumta me Janevën.

“Ekziston letra me detaje në të cilën tregon se ata persona të cilët kanë marrë pjesë në punën e disa lëndëve të caktuara paraprakisht në PPTH dhe nëse eventualisht paraqitet konflikt interesash, ata menjëherë të zëvendësohen me prokurorë publikë të tjerë. I ka theksuar më shumë pika dhe këto për Këshillin ishin të pranueshme”, tha Anevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button