Politikanet kërkojnë votues, por edhe votuesit duhet të kërkojnë politikanet mbështetës

Shoqëria njerëzore, është e ndarë kryesisht  sipas mirëqenies ekonomike në dy shtresa kryesore që kurrë s’kanë qenë numerikisht të barabarta- shtresa e të pasurve dhe  shtresa e nivelit të ultë ekonomik (apo siç quhet me një term të vetëm: të varfrit). Kjo e fundit, ka qenë gjithmonë dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë në mazhorancë numerike. Po ashtu  futet edhe një shtresë e tretë, që është sidoqoftë,  një shtresë kalimtare ku zhvillohen reaksionet ekonomiko-sociale të kalimit për më lart, apo për  më poshtë. Kësisoj, janë tre shtresat apo grupimet e mëdha sociale të cilat  për të mbrojtur interesat e tyre, bashkohen, organizohen dhe duke krijuar grupimet e tyre politik mbrojnë dhe konsolidojnë pozitat ekonomike nëpërmjet ligjeve që aprovohen në Kuvend (Parlament).

Sipas kësaj logjike, duke qenë se konkretisht pjesa më e madhe e popullsisë (në rastin tonë të votuesve) repartizohet në nivelin më të ulët ekonomik, duhet që ajo parti (apo grup partish) që mbron këtë shtresë të jetë në pushtet të paktën derisa së bashku shtresa e mesme dhe e lartë  të arrijnë të bëjnë shumicën  A ka kuptim që një i varfër, që nuk ka bukë të hajë dhe që vdes për të ngrënë, apo një i pastrehë, apo një pa asnjë pronë – pra pa asnjë kapital, të aderojë në shtresën e atyre që vdesin nga të ngrënët dhe që përbëjnë “pesë-përqindëshin” e famshëm që ka në dorë pasurinë kombëtare?! Sigurisht, që përzierja e shtresave sociale dhe ekonomike pa asnjë kriter, është një nonsens që çon në çoroditje politike dhe në dëmtime të shumanshme të vetë sistemit demokratik. E kurë bisedohet me njëri tjetrin që e dimë se si është votues në hall me partin apo politikanin që e mbështet. Në pikëpamje ekonomike njëri thoshte  se ishte me një  X parti : “ Pyetja, ç’të lidh ty me at parti”, Pa pasur asnjë kompleks kundër , përkundrazi dua që X partia të shumohet e të jetë përfaqësuese reale, jo virtuale. “Edhe pse e dimë që ne me ata politikan  na lidh kryesisht vetëm vota që u japim dhe që atyre me nuk ju intereson më tej shumë”.

Dhe tjetri që nuk dinte të jepte shumë shpjegime tjera vetëm se tha: “un kame mbështet, ata që ishin pjese e proceseve te çlirimit dhe orientimit perëndimore  ”. Kjo gjë mendoj se ka të bëjë edhe me faktin, se akoma në kopshtin e demokracisë tonë mbahet dhe përdoret gogola ideologjisë grupore . Në fakt, regjimin e përmbysi konkurrenca midis dy sistemeve, njëri sistem demokratik i Amerikës dhe vendeve evropiane dhe tjetri sistem totalitar me krye -Rusin .Dhe regjimi komunist edhe aj serbo-sllave u përmbys vetëm në atë kohë kur gjithçka e kishte treguar se kishte marrë fund. Nuk ka pse mos të thuhet se në Kosove u braktisën te gjitha logjikat .Shumica dërrmuese, ishin dakord që të ndryshohej sistemi . Ky është një fakt historik. Prandaj, është një fatkeqësi që ndarjet politike akoma kanë si bazë ndarjen ideologjike edhe jo atë pragmatiste dhe ekonomike, që është baza e sistemit demokratik të shoqërisë.

Demokracia ka si bazë konkurrencën e vlerave, qofshin ato politike, tregtare, intelektuale të ideve, programeve, projekteve, fizibilitetit të aplikimit të projekteve, të arritjeve etj. Nuk është e drejtë e askujt, qoftë lider politik apo anëtar i thjeshtë i një partie që të manipulojë votuesit nëpërmjet  termave që përbëjnë një psikozë të caktuar, që hë për hë është e dënuar, por që duke qenë të ngulitura në trurin, sidomos të brezit që e njohu – kanë efektet e tyre psikologjike. Të thuash “bllokmenët”, me këto veprime , nuk bën gjë tjetër veçse presion psikologjik që ligjërisht nuk duhet lejuar.

Demokracia jonë edhe ligjërisht nuk e ka të ndaluar ideologjinë bllokues, po ashtu nuk ka pse të mbajë përgjegjësi politike pasardhësi për paraardhësin duke bërë luftë biografish, sepse këto në fakt janë praktika jo-demokratike që nuk duhen përdorur. Një luftë e tillë është e padrejtë dhe të nxjerr deficit në arsenalin e luftërave (oponencës- më saktë) të drejta që duhet të përdorësh për të siguruar votat në një sistem demokratik.

Sigurisht, nuk është thënë pa realitet se: biznesmeni kërkon klient, politikani kërkon votues. Por edhe votuesi duhet që të kërkojë e të mbështesë atë (ata) politikan, që është më afër interesave të tija, të paktën aq sa ta thërresë e ta dëgjojë dhe jo të distancuar në interesa sa që të këlthasë se i ka vajtur thika në kockë dhe për shkak se është shumë larg tij, as zërin mos t’ia dëgjojë. Kështu pra, politikani le të kërkojë votues, ai atë qëllim ka, por  edhe votuesit duhet të gjejnë dhe të vënë në drejtim për zgjidhjen e halleve të tyre politikanë që janë më afër halleve që kanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button