Erdogan: Operacionet kundër PKK-së do të vazhdojnë pa pushim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan e ka cilësuar “procesin e zgjidhjes”, që u iniciua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për t’i dhënë  fund konfliktit kurd, si “Proces i Unitetit dhe Vëllazërisë Kombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA)

Në një takim me drejtuesit e qeverisjes lokale në pallatin presidencial në Ankara gjatë ditës së sotme, Erdoğan tha se: “Ky term nuk është term i diskutueshëm apo debatues. Me gjithë sinqeritetin mund të them se është një term që do të ketë rezultate. Tani e tutje është ‘Procesi i Unitetit dhe Vëllazërisë Kombëtare’.

“Operacionet kundër PKK-së në Turqi dhe jashtë vendit janë duke u zhvilluar në mënyrë të vendosur. Nuk do të ketë pushim, ne do të vazhdojmë”, u shpreh presidenti turk. Erdoğan tha se ata do të luftojnë deri sa terroristët të dorëzojnë armët e tyre dhe derisa organizata të shpërbëhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button