New York Times trishton europianët: 100 milionë refugjatë do të shkojnë në BE

SHBA është fuqi oqeanike, pasi vështirë se mund të preken nga konfliktet e jashtme. Kjo mund të vërehet nga fluksi i refugjatëve që nuk përbën temë kryesore për amerikanët, për dallim nga kontinenti plak.
Barack Obama ka paralajmëruar modestisht strehimin e 70.000 refugjatëve deri në 2020, për dallim që Austria me më pak se 10 milion banorë ka strehuar disa herë më tepër, ndërsa SHBA ka mbi 300 milion banorë dhe mbi 11 milion emigrantë ilegalë

Por duket se prestigjiozja amerikane Neë York Times, ka gjetur kohën për të bërë një analizë investigative e profesionale mbi fluksin e refugjatëve, duke shtuar se rreth 100 milion të tillë mund të shkojnë në të ardhmen në Europë.

“Refugjatët nuk vijnë vetëm nga Siria, Iraku, Afganistani, por edhe nga jugu i Saharës, Rripi i Gazës dhe bile edhe nga Haiti, duke qenë ambasadorët e dështimit të vendeve të tyre të korruptuara,” shkruan NYT.

Prognoza shqetësuese e NYT

“Çfarë do ndodhte nëse milicët brutal të ISIS do pushtonin toka tjera në Siri dhe Irak? Çfarë nëse talibanët do avanconin në Afganistan?”, pyet NYT, duke dhënë edhe prognozat e ardhshme.

Një e katërta e afganëve janë të gatshëm të ikin nga atdheu – domethënë rreth 8 milion banorë nga 32 milion që ka Afganistani.

Në Siri ka rreth 8 milion banorë pa çati mbi kokë.

4 Milion sirianë ndodhen aktualisht në Jordani, Libi dhe Turqi, të gatshëm për t’u larguar për në BE.

5 milion egjiptianë koptë (të krishterë) janë të rrezikuar dhe shikojnë kah perëndimi për të emigruar.

Minoritetet etnike dhe fetare në Irak, si Jezidët ose krishterët, janë të gatshëm të largohen në rastin e parë që do ju jepet mundësia.

Jemeni ndodhet në katastrofë humanitare nga bombardimet ajrore të koalicionit arab dhe rebelëve të Huthit shit të mbështetur nga Irani. Jemeni ka 22 milion banorë dhe është shteti më i varfër arab.

Eritrea është shteti sinonim i refugjatëve në Afrikë. Rreth 25 milion banorë të saj janë të gatshëm të largohen nga shteti. Edhe vetë reprezentacioni i saj i futbollit ka refuzuar kthimin në vendlindje disa herë.

Çfarë mungon! Sipas Gallup-Instituts, 60 milion banorë të Nigerisë (rreth 40%) do ishin të gatshëm të largohen direkt në Europë nëse do ju jepej mundësia nga kjo e fundit.

Bumerang: Gabimi historik i krijimeve të shteteve dhe kufijve artificial

Para 100 viteve kur ra Perandoria Osmane, kolonialistët evropianë krijuan shtete dhe kufij inekzistent më parë. Tani këta kufij biejnë pasi autokratët arab dhe grupimet ekstremiste si ISIS dhe Boko Haramit krijojnë zona vakum për shtetet ku ata operojnë. Kjo sjell veprime barbare kundrejt minoriteteve.

Europa ka pritur edhe në të kaluarën refugjatë, pas rënies së Murit të Berlinit (1989) nga europianët lindorë, si dhe pas shpërbërjes së Jugoslavisë (1993), ku 1,1 milion dhe 700.000 refugjatë erdhën në vendet e Europës respektivisht.

Por tani ndryshon ngjarja jo vetëm në numër, por edhe në kulturë dhe luftë. Sirianët, irakenët dhe afganët kanë kulturë tërësisht të ndryshme nga Europa dhe vijnë nga vende që janë luftuar pa sukses nga NATO-ja. Në gjithë këtë mesele, frikë ka edhe SHBA, që frikësohet nga fitimi i partive ekstreme të djathta, që në fokus të tyre e kanë veç tjerash edhe anti amerikanizmin.

NYT përmend edhe fjalinë e ish ministrit të jashtëm gjerman, se nga fluksi i refugjatëve është rritur ndjeshëm urrejtja ndaj të jashtëmve në BE, duke u dhënë hapësirë partive ekstreme të djathta të cilat vetëm se mund ta çorientonin më tepër Unionin. Por fitorja e tyre duket e pashmangshme në të ardhmen.

“Veriu në përgjithësi duhet të përgatitet, që rrugës e ka Jugun. Ky nuk është vetëm problem i Europës, por edhe i gjithë Botës,” përmbyll NYT. Menjë fjalë, ky është veç fillimi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button