FIFA: Palestina, dy ndeshjet në terren neutral

FIFA vendosi që Palestina ndeshjet me Arabinë Saudite dhe Malajzinë në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2018 ti luajë në terren neutral për shkaqe sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të FIFA-s thuhet se vendimi është marrë për shkak se qeveria palestineze nuk ka garantuar siguri në ndeshjet e planifikuara këtë muaj.

Ndeshja mes Palestinës dhe Arabisë Saudite e cila ishte planifikuar të luhet më 5 nëntor në Palestinë, do të zhvillohet më 9 nëntor në terren neutral. Ndërsa ndeshja në mes Palestinës dhe Malajzisë do të luhet më 12 nëntor poashtu në terren neutral.

Gjithashtu FIFA në deklaratë i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit Palestinez që të propozojë në lidhje me terrenin neutral jashtë Palestinës, me kusht që të jetë në kontinentin e Azisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button