Izet Zeqiri përjashton mundësinë e përfshirjes në politikë

Profesori universitar dhe ish deputeti Izet Zeqiri, përjashtoi mundësinë e përfshirjes së tij në politikë. Ai tha se do të vazhdojë të jetë RDK, por nuk do të futet në garën politike.

Sipas tij, rrethanat aktuale politike do ta bënin që ai sërish të humbiste dhe nuk do të përfshihej në asnjë subjekt tjetër politik edhe nëse do të kishte ofertë të tillë.
Profesori Zeqiri i bëri këtë deklarata gjatë debatit në Alsat M, Programi 200, të gazetarit Nazim Rashidi, ku flitej për nivelin e klasës politike. Ai gjithashtu tha se kriza politike aktuale është si rrjedhojë e nivelit të ulët të kulturës politike me të cilën karakterizohet kjo klasë politike, e cila sipas tij nuk mund ta çojë vendin përpara. Vetëm ide dhe vizione të reja mund të sjellin progres tha Izet Zeqiri, transmeton Portalb.

Deklarata e tij vjen edhe pas një sërë thirrjesh publike për përfshirjen e tij sërish në skenën politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button