Shtyhet publikimi i raportit të KE-së, Han nuk precizon datë konkrete

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, për Telma ka thënë që Komisioni Evropian së shpejti do ta publikojë raportin e progresit të Maqedonisë, duke mos e precizuar ndonjë datë, transmeton Portalb.

Publikimi ka qenë i caktuar për nesër, por siç shihet prapë do të shtyhet.

Sipas informatave të Telegraf.mk, raporti për Maqedoninë do të publikohet pas një jave.

Ndërkaq Meta, njofton se Johanes Han ka porositur që për të hyrë në BE, është me rëndësi liria e mediumeve dhe politika fqinjësore.

Më parë Komisioni Evropian disa herë e ka shtyrë publikimin e raporteve vjetore për vendet-kandidate që zakonisht publikohen në fund të tetorit, për shkak të krizës me refugjatët dhe zgjedhjeve në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button