Rrëzohet një aeroplan rus në Sudan, rreth 40 viktima

Një aeroplan mallrash është rrëzuar në afërsi të aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba.

Rreth 40 njerëz kanë humbur jetën, raporton BBC, transmeton Gazeta Blic.
Ende është e pasaktë se sa prej viktimave ishin në aeroplan dhe sa ishin në terren.
Radio Miraya Juba thotë se aeroplani ishte drejtuar për Paloch në Upper Nile State dhe u rrëzua vetëm 800 (një milje e gjysmë) nga pista.
Zëdhënësi presidencial Ateny Ëek Ateny tha agjencisë së lajmeve Reuters se ka pasur të paktën dy të mbijetuar, një anëtar i ekuipazhit dhe një fëmijë në bord. /Gazeta Blic/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button