Zgjidhet statusi i 140 ushtarëve profesionsitë

Në Kuvendin e RM-së mbrëmë me procedurë të shkurtër në mënyrë unanime u soll Ligji për ndryshimin e ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, i dorëzuar nga deputetët Emill Dimitriev dhe Talat Xhaferi me të cilin do të zgjidhet statusi i 140 ushtarëve profesionistë të cilëve u ka përfunduar marrëdhënia e punës në ARM.

Me këto ndryshime, ata do të sistemohen në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në institucione të tjera në pajtim me arsimimin e tyre dhe kualifikimet profesionale, ndërsa procesi i angazhimit të tyre të përfundojë deri në fund të shkurtit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button