Që nga tetori forcat izraelite kanë ndaluar 800 të mitur palestinezë

Që nga fillimi i tetorit forcat izraelite kanë ndaluar 800 të mitur palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari palestinez dhe kryetari i delegacionit të të burgosurve palestinez, Isa Karaki, theksoi se që nga fillimi i tetorit deri më sot janë ndaluar 800 të mitur palestinezë nën akuzën se kanë “hedhur gurë ndaj forcave izraelite”.

Sipas tij, persona të ndaluar janë trajtuar në mënyrë johumane dhe brutale.

Të dhënat e delegacionit të të arrestuarve palestinez tregojnë se forcat izraelite që nga viti 2000 e deri më sot kanë ndaluar 8.500 të mitur palestinez.

Sipas të dhënave zyrtare, në burgjet izraelite ndodhen 6.500 palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button