Policia tatimore bastisje në Federatën Gjermane të Futbollit

Policia tatimore ka kryer bastisjen e ambienteve të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Frankfurt të martën në mëngjes, në lidhje me skandalin e organizimit të Kupës së Botës 2006, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat gjermane raportojnë se dëshmia e vetme që bastisja ka ndodhur në të vërtet janë fotot e gazetarëve të tyre që tregojnë pjesëtarët e policisë tatimore duke hyrë në ndërtesën e DFB-së dhe deklaratat që kanë marrë. Në fakt, zyra e prokurorit në Frankfurt refuzoi të konfirmojë lajmin e bastisjes.

Prapavija e ndërhyrjes së policisë tatimore ka të bëjë me pagesën kontestuese të Federatë së Futbollit të Gjermanisë prej 6.7 milion euro në llogari të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për kandidaturën e organizimit të Kupës së Botës 2006.

“Ne jemi në kërkim të provave inkriminuese për të mbështetur pretendimet e ekzistimit të evazionit fiskal. Ne kemi konfiskuar një numër të dokumenteve, kompjuterëve dhe hard disqeve”, shkurtimisht deklaroi para mediave gjermane njëri nga hetuesit tatimorë.

Janë bastisur edhe shtëpitë private të Wolfgang Niersbach, presidentit aktual të DFB, i cili në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2012 ishte Sekretar i Përgjithshëm. Përveç tij, është bastisur edhe shtëpia e Horst Schmidt, ish-arkëtari i DFB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button