Izraeli vendos ndalimin e importit të fishekzjarrëve

Parlamenti izraelit (Knesset), ka konfirmuar ndalimin e importimit të fishekzjarrëve me arsyetim se “palestinezët i përdorin kundër forcave izraelite”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samri, në deklaratën me shkrim tha se: “Ministri i Sigurisë Publike të Komitetit Ekonomik i cili është i lidhur me Knesset, Gilad Erdan, ka konfirmuar vendimin ‘Importimi i fishekzjarreve të cilët përdoren nga palestinezët kundër forcave izraelite përbën rrezik të përhershëm'”.

Në përleshjet mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelit, të rinjtë palestinezë kundër plumbave të vërtetë apo të gomës të ushtarëve izraelit rezistojnë me fishekzjarre dhe me gurë.

Tensionet të cilat u rritën pas sulmeve të koloneve hebrenj ndaj palestinezëve dhe bastisjeve ndaj Al-Aksa-së, kanë arritur në përmasa serioze me përleshjet cilët ndodhen në demonstratat të organizuara në Bregun Perëndimor dhe rajone të ndryshme të Gazës.

Shumë palestinezë kanë humbur jetën prej sulmeve të ushtarëve dhe popullatës civile izraelite që nga fillimi i muajit tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button