Taylor Swift vjedh këngët?

Ende nuk e dimë se si do të përfundojë çështja e kritikave për një këngë të vjedhur nga ana e Taylor Swift, ndërsa ajo është e detyruar që të paguajë një dëmshpërblim të majmë.

Këngëtarja e cila ka rrëmbyer shumë trofe, ka publikuar këngën e saj “Shake It Off” vitin e kaluar, por artisti i R&B, Jesse Braham, pretendon se ajo ka kopjuar tekstin e këngës së tij të vitit 2013 “Haters Gone Hate”.

Teksti i këngës së Jesse Braham dhe “Shake It Off” nga Taylor Swift kanë ngjashmëri, por ende nuk është e qartë nëse këngëtarja e ka marrë nismën pikërisht nga kënga “Haters Gone Hate”.

Sipas uebsajtit “New York Daily News”, ai kërkon një dëmshpërblim prej 42 milionë dollarësh dhe dëshiron që ta mbajë ai firmën e kësaj kënge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button