Mbyllet rruga nga moteli “Maqedonia” deri në Gradsko

­ Autostrada A1 në aksin nga moteli “Maqedonia” e deri në Gradsko, prej sot e deri më 6 nëntor në periudhën prej orës 5:00 e deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për komunikacion, për shkak të xhirimit të filmit francez “A Fond”.

Komunikacioni si dhe deri më tani do të rikahëzohet në rrugën e vjetër me sinjalizim adekuat. Nga LAMM informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë vende­-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button