Përgojimi i mëngjesit në televizionin kombëtar

[Recension: SHOK-u i mëngjesit: Prej dasmës në vendkalim këmbësorësh në Shkup!]

Teksti që e recensojmë është propozim i një lexuesi tonë, i cili thotë: “Ky është përgojim provincial i padenjë për diçka që veten e quan medie. Nën çdo nivel”.

Утрински ШОК Од свадба на пешачки во Скопје Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: SHOK-u i mëngjesit: Prej dasmës në vendkalim këmbësorësh në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 26.10.2015

Data e recensionit: 28.10.2015

Recensues: Аna Anastasovska

Ky artikull i ngjan gjithçkasë përveç tekstit gazetaresk. Teksti nuk e përmbanë atë që është thelbësore, e ajo është informata. Në vend të kësaj, ky artikull lexuesit i ofron përgojim dhe thashetheme. Edhe atë shokues!

Autori, qartazi i shokuar me pamjen e zonjës e cila gjendet në fotografi, ka vendosur të shkruajë një tekst për këtë. Çështja e parë që parashtrohet është se autori mos është ndoshta ndonjë kritik i modës dhe person adekuat për ta vlerësuar se si dikush është veshur, duke e pasur parasysh faktin se nuk është nënshkruar me emër dhe mbiemër.

Mirëpo, fakti për të cilin ajo sot u gjend në rrjetet sociale është pamja e saj, të cilën me gjasë nuk ka pasur kohë ta ndryshojë pas dasmës ose i ka ngatërruar rregullat se si duhet të duket njeriu brenda ditës.

Ndoshta fotografia është gjendur në rrjetet sociale, mirëpo kjo nuk do të thotë se ky është lajm gazetaresk që duhet të plasohet si i tillë. E bile edhe të jepen komente për atë se si dikush ka qenë i veshur.

Detyrë e gazetarit nuk është të përgojojë, por të ofrojë informata edhe atë së sakta dhe të verifikuara që janë me interes për publikun. Kjo definitivsht nuk është me interes publik. Qëllimi i këtij artikulli është vetëm ta përqeshë zonjën në fotografi dhe në atë mënyrë ta rrisë lexueshmërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button