Çfarë domethënie ka teksti “Hello” nga Adele në shqip? (Video)

Nëse keni një llogari në rrjetet sociale, është pothuajse e pamundur që të ju ketë ikur kënga “Hello” nga Adele, e cila është shpërndarë e parë me qindra-miliona herë.

Por, cili në fakt është teksti shqip i kësaj kënge?

Më poshtë, ju sjellim tekstin e plotë të këngës, në gjuhën shqipe.
Përshëndetje, jam unë,
Po pyesja veten nëse pas gjithë këtyre viteve do dëshiroje të takoheshim,
Të kalojmë mbi gjithçka
Thonë se koha duhet të të shërojë, por unë nuk jam shëruar dhe aq

Përshëndetje, a mund të më dëgjosh?
Unë jam në Kalifornia duke ëndërruar rreth asaj që kemi qenë bashkë!
Kur ishim të rinj dhe të lirë
Kam harruar se si ishte ndjenja para se bota të biente në këmbët tona

Ka kaq shumë dallim mes nesh
dhe miliona kilometra…

Përshëndetje nga ana tjetër
Unë duhet të kem thirrur një mijë herë
Për të treguar se jam penduar, per çdo gjë që kam bërë
Por kur unë të telefonoj, ti nuk je kurrë në shtëpi

Përshëndetje nga jashtë
Së paku mund të them se kam tentuar
Për të treguar se jam penduar që të kam thyer zemrën
Por kjo nuk ka rëndësi, pasi duket se kjo gjë nuk të thyen më

Pershendetje, si je?
Është shumë tipike nga unë që të flas për veten time, më fal
Unë shpresoj se je mirë
A ke dalur ndonjëherë jashtë atij qyteti ku asgjë nuk ndodh?

Nuk është sekret
Që të dyve po na kalon koha…

Kështu që, Përshëndetje nga ana tjetër
Unë duhet të kem thirrur një mijë herë
Për të treguar se jam penduar, per çdo gjë që kam bërë
Por kur unë të telefonoj, ti nuk je kurrë në shtëpi

Përshëndetje nga jashtë
Së paku mund të them se kam tentuar
Për të treguar se jam penduar që të kam thyer zemrën
Por kjo nuk ka rëndësi, pasi duket se kjo gjë nuk të thyen më

Kështu që, Përshëndetje nga ana tjetër
Unë duhet të kem thirrur një mijë herë
Për të treguar se jam penduar, per çdo gjë që kam bërë
Por kur unë të telefonoj, ti nuk je kurrë në shtëpi

Përshëndetje nga jashtë
Së paku mund të them se kam tentuar
Për të treguar se jam penduar që të kam thyer zemrën
Por kjo nuk ka rëndësi, pasi duket se kjo gjë nuk të thyen më.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button