Zoti flet serbisht dhe shkruan në qirilicë

[Recension: Parashikim për Kosovën që do t’ju ndjekë – Japonezët e lashtë kështu kanë folur për serbët]

Оооhh!? Prej cilit kënd ta recensojmë këtë përmbajtje mediatike, shtrohet pyetja tani? Pasi vendosëm se patjetër duhet të recensohet, edhe pse nuk meriton asnjë lloj vëmendjeje as mediatike, e as të publikut, pyetja se nga cili aspekt të recensohet kjo përmbledhje kaotike e fjalëve është me të vërtetë dominante.

Nga aspekti i informatës së transmetura nga një gjuhë (dhe kulturë) tjetër, mund të konstatojmë se përkthimi është katastrofal, ndërsa konteksti në të cilin është “vënë” kjo storje është i huaj me çdo lloj logjike të shëndoshë. Nga cili do aspekt.

Nga aspekti i njëfarë matrice logjike historike, tradicionale, gjuhësore ose kulturore, ky tekst është përpjekur që të bashkojë dhe t’i paraqesë si të arsyeshme, gjuhën e lashtë japoneze dhe gjuhën e serbëve bashkëkohorë dhe prej aty ta nxjerrë përfundimin se fjala e lashtë japoneze “kosova”, në përkthim në gjuhën bashkëkohore serbe, e me këtë edhe në gjuhën bashkëkohore maqedonase (sipas atyre që e kanë përgatitur këtë përmbajtje mediatike), do të thotë “kalorës në kalë të bardhë”, e ka mundësi të përkthehet edhe si “ai që sundon, ai edhe vendos”.

E mund të përkthehet edhe si “të kapur për veshë, luajmë valle”, e ka mundësi të përkthehet edhe si “nuk është farë që ec, por miza sjell dhuratë”, e ka mundësi të përkthehet edhe si “anije në shishe, e sa shishe ka në anije”, e ka mundësi të përkthehet edhe si… Më kuptoni, apo jo?

10282015-Reporter-KosovoLinku deri te artikulli origjinal: Parashikim për Kosovën që do t’ju ndjekë – Japonezët e lashtë kështu kanë folur për serbët

Data dhe koha e publikimit: 26.10.2015

Data e recensionit: 28.10.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Mirëpo, të bëhemi seriozë dhe t’i japim një shans kësaj përmbajtjeje mediatike. Për fillim të pyetemi se cili është interesi i publikut në Maqedoni që të përkthehet një tekst i këtillë për Kosovën dhe për Serbinë. Аha, po! Kosova dhe Serbia janë fqinj të Maqedonisë. Në atë kuptim është theksuar edhe një gjysmëfjali e cila është e vetmja e cila ka njëfarë logjike të shëndoshë dhe njëfarë aktualiteti, e ajo është përmendja se Serbia ashpër e kundërshton pranimin e Kosovës nëë UNESKO, organizatën e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike.

Dhe aq nga logjika e shëndoshë. Pastaj, teksit përsëri futet në koncetpin “mund të përkthehet si”, me një plotësim, gjegjësisht duke iu referuar një burimi. Burimi ekspert i cili nga aspekti i psikoneurolinguistikës i mbështet qëndrimet se gjuha e lashtë japoneze dhe gjuha bashkëkohore serbe kanë rrënjë të njëjta.

Emri i ekspertes është Adela Margot, e cila veten e quan themeluese të kësaj dicipline –   psikoneurolinguistikës.

Që ta keni më të qartë se për çfarë ekspertize bëhet fjalë, ja një deklaratë të Margotit, ku ajo e elaboron detyrën e kësaj “shkence”:

“Psikoneurolinguistika ka për qëllim që t’ia bëjë me dije botës shkrimin e harruar kulmor shpirtëror – shkrimin serbomalazez me tridhjetë shkronja, gjegjësisht qirilicën, e cila, në fakt është shkrimi i brendshëm intergalaktik që është shfrytëzuar në kompjuterin shpirtëror të Babilonit”.

Konsiderojmë se kjo mjafton nga Margoti, e nëse dikush është i interesuar për atë se si të realizojë komunikim kulmor me Zotin në gjuhën serbe dhe në qirilicë, lirisht mund të klikojë në linkun e mësipërm dhe të komunikojë me porositë e Adelës dhe të psikoneurolinguistikës.

Për ne kjo mjaftoi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button