Në 20 aksidente gjatë fundjavës në Shkup, 14 të lënduar

­ Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë në gjithsej 20 aksidente trafiku. Më 30 tetor, e premte, policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente rrugore. Prej tyre shtatë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe dy janë me pasojë të lëndimeve trupore në të cilat lëndime trupore kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorike dhe një bashkudhëtar, njofton MIA.

Më 31 tetor, e shtunë, policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej katër aksidente rrugore. Prej tyre, tre janë me pasojë të dëmit material dhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 minuta në bul. “Shën Klimenti i Ohrit” hyrje­dalje nga Katedralja “Shën Klimenti i Ohrit” në të cilin kanë marrë pjesë automjeti motorik “Opel” me targa të Shkupit i drejtuar nga qytetar i Shkupit dhe një këmbësor gjithashtu qytetar i Shkupit i lindur në vitin 1932. Pas aksidentit këmbësori, me automjet është dërguar në Qendrën emergjente ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Gjatë ditës së djeshme, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente rrugore. Prej tyre, katër me pasoja të dëmeve materiale dhe tre me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime trupore kanë marrë dy shoferë të automjeteve motorike, gjashtë bashkudhëtarë dhe një shofer i mopedit. Sot Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në Shkollën Fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” e cila ndodhet në komunën e Qendrës. Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normalisht dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button