Tregimi i paverifikuar, i transmetuar si e vërtetë e pakontestueshme

[Recension: Nikolla Todorovi dha dorëheqje, ky është ministri i ri!]

Ky artikull e dezinformon publikun se ministri për shëndetësi e lëshon funksionin, ndërsa atë do ta zëvendësojë një deputet nga radhët e partisë në pushtet. Dhe këtë e bën që në titull, ku thotë se: “Nikolla Todorovi dha dorëheqje, ky është ministri i ri!”, që më vonë u tregua si e pasaktë.

http___think.mk_pregled_nikola-todLinku deri te artikulli origjinal: Nikolla Todorovi dha dorëheqje, ky është ministri i ri!

Data dhe koha e publikimit: 26.10.2015, 13:11

Data e recensionit: 27.10.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

INFORMATË E PASAKTË

Për çka në fakt bëhet fjalë?

Теksti i referohet një medieje tjetër – ka edhe link, mirëpo problemi qëndron në atë se nuk e verifikon lajmin. Mbështetet vetëm në (dez)informatat deri te të cilat ka ardhur portali, i cili, shfrytëzon burime jozyrtare dhe anonime. Në fakt, ueb-faqja, prej ku është marrë lajmi, në bazë të asaj që e kanë thënë “burime të larta partiake”, të cilat nuk janë emërtuar, thonë se uikendin e kaluar (24-25 tetor) në VMRO-DPMNE ka pasur një zënkë dramatike brendapartiake. Në të cilën kryeministri Gruevski, gjoja, i ka thënë Todorovit:

…të hënën t’i mbledhë gjërat e tij dhe të largohet nga ministria”.

…dhe se ministri i ri për shëndetësi do të jetë deputeti i deritanishëm i VMRO-DPMNE-së, Romeo Trenov.

Teksti i ofruar nuk ofron dëshmi për pretendimet e këtilla. Por vetëm spekulon.

Poashtu, si mbështetje të tregimit që e thurr, përmend kopje të një dokumenti zyrtar “dorëheqjen e Romeo Trebovit, e cila gjatë uikendit ka arritur në Kuvend”. Mirëpo, deputeti i përmendur e ka dorëzuar dorëheqjen për shkak të marrjes së një funksioni krejtësisht tjetër – “anëtar i pavarur i Këshillit të drejtorëve të shoqërisë së sapoformuar aksionale “Vodostopanstvo””

Маteriali që e recensojmë, as që është përpjekur ta verifikojë gjithë tregimin, por e ka transmetuar si të vërtetë të pakontestueshme. Edhe pse, doli se në pyetje është informatë e pasaktë.

Veprim joprofesional që është në kundërshtim me standardet etike të gazetarisë të cilat parashohin që:

“Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur”. (amandamenti i parë i Kodit të gazetarëve)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button