Besimi – Kamsvog: Integrimi Evropian çelës për integrim të brendshëm dhe rajonal

Sot, zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Fatmir Besimi, realizoi takim me ambasadorin e Norvegjisë  në Bullgari, përgjegjës për Republikën e Maqedonisë, SH.T. Nils Ragnar Kamsvag.

Në takim bashkëbiseduesit u dakorduan se Integrimi Evropian është çelës për integrimin e brendshëm dhe integrimin rajonal. Gjendja “status-quo” nuk është e qëndrueshme dhe prej këtu është e nevojshme që Republika e Maqedonisë të shkoje drejt hapit tjetër të procesit, përkatësisht fillimit të bisedimeve. 

Në takim Besimi informoi për statusin momental të procesit të integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë, marrjes së rekomandimit të pestë me radhë nga ana e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për qasje si dhe pritjet nga Këshilli i BE-së në dhjetor. Në këtë drejtim, vëmendje të veçantë  iu kushtua përpjekjeve të cilat ndërmerren për përforcimin e sundimit të së drejtës, promovimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore si dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me Republikën e Greqisë dhe Bullgarisë, lirisë së shprehjes, dialogut politik, reformës në gjyqësor, reformës zgjedhorë si dhe promovimit të dialogut ndëretnik.

Në takim bashkëbiseduesit biseduan edhe për bashkëpunimin projektor 10 vjecar mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, në kuadër të së cilës janë realizuar projektë nga më shumë sfera të rëndësishme.

Vlerësimi i përbashkët i Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë Norvegjeze për punë të Jashtme është se bashkëpunimi projektor është më se i suksesshëm, për çka flasin edhe rezultatet konkrete të realizuara në këtë periudhë, në këtë drejtim bashkëbiseduesit biseduan për interesin dhe gatishmërinë e të dy institucioneve që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button