DAP ka mbyllur përkohësisht 58 objekte

Ekipet e Drejtorisë për të Ardhura Publike gjatë kontrolleve të bëra ka mbyllur për një periudhë të përkohshme, deri sa të paguhet gjoba, 58 objekte në Maqedoni.

Nga ato 26 nga Tetova, 8 nga Velesi, 10 nga Kumanova, 3 në Manastir, 3 në Ohër, pesë në Prilep dhe 1 në Vevçan.

Janë mbyllur edhe dy bastore të “egra” në Strumicë dhe Radovish, ku janë marrë edhe pajisjet e objektit.

Gjatë kontrolleve, informojnë nga DAP, ekipet kanë evidentuar raste të ndryshme të ofendimeve dhe njëherit janë penguar ekipet për të kryer punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button