Qumështorja “Baj-millk” në Rostushë – Investim i madh për rajonin e Rekës

Qumështorja “Baj-Millk”, një investim prej një milion euro, e mërgimtarit Bajram Jahja nga fshati Trebishtë, u vizitua nga zëvendës ministri për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim të ujërave, Zoran Konjanovski. 

Konjanovski  mbeti shumë i  kënaqur nga vlerat e larta të kësaj qumështore, së pari nga investimi që beri Jahja për rajonin e Rekës dhe punësimet e reja.

“Puna e kësaj kompanie është tejet domethënëse në këtë rajon. Na gëzon fakti se ka interes të jashtëzakonshëm në këtë rajon dhe kjo është në interesin tonë si Qeveri por edhe për pushtetin vendor, por para së gjithash për banorët e  Mavrovë-Rostushë,, theksoi Konjanovski.

”Në suazat e këtilla sa i takon sferës së infrastrukturës në shumë vendbanime të  komunës , nga programi i Agjencionit për përkrahje financiare për komunën Mavrovë-Rostushë janë ndarë mjete në vlerë prej 3,5 milion denarë për rikonstruim të rrugës në fshatin Skudrinjë”, potencoi Konjarovski.

Për kryetarin e komunës, Mukrem Mehmedi, “Funksionimi i qumështores ka rëndësi të madhe për komunën në fjalë, sidomos për blegtorët të cilët mundoheshin më mish e me djersë  për plasmanin e qumështit që e prodhonin dhe nuk dinin ku ta shisnin . Tani qumështi shitet  jo vetëm në rajonin e Rekës  por edhe në mbarë komunën e Dibrës,, tha Mehmedi.

Sipas pronarit Bajram Jahja, objekti ka një sipërfaqe prej 1600 metra katror dhe kapaciteti ditor  sillet deri në 15 ton qumësht. Në këtë qumështore momentalisht prodhohet kashkavall, djathë dhe urdë nga qumështi i lopës, ndërsa në të ardhmen do të prodhohen  artikuj të njëjtë edhe me  lloje të tjera të qumështit.

Lajme të ngjashme

Back to top button