Pas rrëzimit të avionit në Egjipt, nxirren 75 trupat e parë të pajetë

Ekipet egjiptiane të ndihmës së parë kanë gjetur së paku 75 trupa të pajetë të pasagjerëve dhe anëtarëve të ekupazhit të cilët humbën jetën sot në rrëzimin e avionit rus, në Gadishullin e Sinait, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftuan burimet lokale, ekipet kanë nxjerrur nga rrënojat e avionit së paku 75 trupa të pajetë, në mesin e të cilëve ishin edhe trupa fëmijësh.

Ata shtuan se aksionet e shpëtimit janë vështirësuar për shkak të terrenit të paaritshëm dhe për faktin se trupat nuk ndodhen në një vend, por edhe sepse nuk janë të kompletuar.

Kryeprokurori egjiptian, Nabil Sadik lëshoi urdhërin që “sa më parë të kryhet ekzaminimi mjeko-ligjor i trupave të nxjerrur nga avioni i cili u rrëzua Gadishullin e Sinait dhe t’i dorëzohen Ambasadës së Rusisë në Kajro”.

Krahas kësaj, prokuroria egjiptiane ka urdhëruar që sa më parë të gjendet kutia e zezë në mënyrë që të konfirmohet shkaku i rrëzimit të avionit.

Siç u bërë e ditur nga Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit, është formuar komiteti i posaçëm i cili do të dërgohet në vendin e ngjarjes.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar formimin e komisionit shtetëror e cila në bashkëpunim me autoritetet egjiptiane do të hetojë tërë ngjarjen.

Në avionin rus ndodheshin 224 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë 17 fëmijet. Ektiston mundësia që të gjithë pasagjerët dhe anëtarë të ekuipazhit të kenë humbur jetën.

Anëtarët e ekipeve të kërkim-shpëtimit kanë gjetur rrënojat e avionit pasagjerësh në rajonin Hassan, në jug të qytetit el-Arish, në zonat malore të Sinait.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button